Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Çmimet e prodhimit të mallrave shënuan rritje me 3.1 %

INSTAT: Çmimet e prodhimit të mallrave shënuan rritje me 3.1 %

Çmimet e prodhimit në tremujorin e katërt të vitit 2023 shënuan rritje me 3.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, një vit më parë ky ndryshim ishte 21.4 %. Ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë, indeksi i çmimeve të prodhimit shënoi rritje me 0.3 %. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se krahasuar me tremujorin e katërt 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 7.5 % vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet, “industri nxjerrëse”, me 4.5 %, “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1.7 % dhe “industri përpunuese” me 1.5 %.

Brenda seksionit “industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “përpunimi i produkteve ushqimore” me 5.8 %, pasuar nga aktivitetet “prodhimi i pijeve” me 4.5 %, “prodhimi i produkteve të duhanit” me 4.4 %, “prodhimi i mobiljeve” me 3.4 %, “prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 3.3 %, etj. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “përpunimi i tekstileve” me 4.7 %, pasuar nga “prodhimi i pajisjeve elektrike” me 3.3 %, “përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3.2 %, dhe “prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1.5 %, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022,shënoi rritje me 4.2 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 11 %, pasuar nga seksionet “industri nxjerrëse” me 6.4 %, “industria Përpunuese” me 1.9 % dhe “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.2 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments