Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni Europa Moti-E Diel,10 Mars 2024

Rajoni Europa Moti-E Diel,10 Mars 2024

Do të MBETEN ende prezente masat ajrore verilindore duke kushtëzuar në Republikën e Kosovës; mot kryesisht të qëndrueshëm me kthjellime në të gjithë territorin e Kosovës POR pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësirat; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturate ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke  luhatur vlerat ditore nga minimalja 1°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 17°C.   Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Republika e Maqedonisë së veriut do të jëtë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore – Jugperënidmore. Ndërsa pas-mesdite parashikohet të ketë kalime të lehta të vranësirave në vend, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale, POR do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang territori.   Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Po ashtu; me mot të kthjellët POR të ftohtë do të PARAQITEN vendet e Europës Lindore NDERSA vijojnë me vranësira dhe shira; ishujt Britanikë, gadishullin Iberik si edhe disa zona në qëndër të Europës KU rrebeshe shiu priten në Hollandë, Belgjikë dhe Gjermani. Po ashtu; nën ndikimin e reshjeve të dëborës dhe ngricave të theksuara do të vijojë moti në gadishullin e Skandinavisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments