Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIERE miraton çmimin e blerjes së energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike

ERE miraton çmimin e blerjes së energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike

Enti Rregullator i Energjisë miratoi së fundmi çmimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit ekzistues me përparësi nga burimet fotovoltaike me kapacitet të instaluar deri në 2 MW. Sipas vendimit të ERE-s, çmimi do të jetë 95.04 euro/MWh, për vitin 2023. “Bordi i ERE-s, vendosi miratimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit ekzistues me përparësi nga burimet fotovoltaike me kapacitet të instaluar deri në 2 MW prej 95.04 euro/MWh, për vitin 2023”, thuhet në vendim. Për grupin e fotovoltaikëve deri në 2MW ERE vendosi një nivel 71.2 Euro/ MWh në vitin 2018, ndërkohë që për lundruesit u vendos një çmim në vitin 2020 i cili ishte mbi 100 euro/MWh. “Prodhues ekzistues me përparësi”, është një prodhues me përparësi që në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji ka nënshkruar një kontratë për zhvillim projekti me ministrinë ose është pajisur me miratim paraprak për ndërtimin e kapacitetit prodhues fotovoltaik deri në 2 MW, eolik deri në 3 MW dhe për hidrocentrale me kapacitet të instaluar deri 15 MW.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments