Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISkema Kombëtare e Bujqësisë 3.4 miliardë lekë

Skema Kombëtare e Bujqësisë 3.4 miliardë lekë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar që deri në çelje të aplikimeve të zhvillojë fushata informuese me fermerët në të gjithë territorin e vendit, për të bërë skemën më gjithëpërfshirëse. Skema përfshin mbështetjen për lopët në vlerën e 10 mijë lekë për krerë, 10 krerë në fermë.

Mbështetjen për bagëtitë e imëta me 1200 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë. Mbështetjen për bletarinë në vleftën 1000 lekë për zgjua, ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje. Mbështetjen për perimet, luleshtrydhet dhe rrushin tavolina- serra me një vlerë 200 mijë lekë për hektar, por jo më shumë se dy sezone dhe jo më pak se 1 ha fermë.

Mbështetjen për bimët mjekësore aromatike me një vlerë 30 mijë lekë/Ha, edhe këtu jo më pak se 1 ha tokë të kultivuar. Mbështetja e drejtpërdrejtë e subvencionit të naftës do të vijojë me të njëjtat kritere, por me një ndryshim thelbësor këtë vit, që nuk do të mundësohet me naftë dhënë me bidona apo formë tjetër nëpërmjet kartës, por lekë në llogari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments