Një ekuipazh i SpaceX prej tre astronautësh amerikanë dhe një kozmonaut rus kanë mbërritur me sukses në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Ata u mirëpritën nga ekuipazhi i mëparshëm prej shtatë personash.
Anija kozmike Endeavour u ankorua me ISS pasi u shpërthye nga Florida. Misioni Crew-8 do të jetë në hapësirë për gjashtë muaj. Hapësira është një nga zonat e pakta ku SHBA dhe Rusia vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë pavarësisht luftës në Ukrainë. RTSH