Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAProgrami i USAID “Up To Youth”

Programi i USAID “Up To Youth”

“Të rinjtë janë ata që do të përcaktojnë të ardhmen e Kosovës, duke bërë ndryshime rrënjësore në shoqëri.” Kështu u tha në konferencën e mbajtur sot në Prishtinë me temë “Rinia Përpara – Festojmë Fuqizimin e të Rinjve”, në 5-vjetorin e projektit “Up To Youth”, të USAID-it në Kosovë. Drejtoresha e misionit të USAID-it, Ajlin Devit vlerësoi se e ardhmja e Kosovës është në duar të mira, duke iu referuar angazhimit të të rinjve përmes trajnimeve e iniciativave të organizuara nga progamet e USAID-it. Ajo tha se të rinjtë janë pajisur me shkathtësitë që do të identifikojnë sfidat në shoqëri si dhe të njëjtit do të jenë arkitekt të ndryshimeve pozitive.

Devit u drejtua të rinjve duke u thënë se ata janë përgjegjës për ngritjen e gjeneratave të reja aktive. Drejtoresha ekzekutive në Global Communities, Carrie Hessler Radalet tha se “UP To Youth”, parasheh botën ku të rinjtë mund të shërbejnë në mënyrë proaktive për ndryshimin transformues brenda komunitetit të tyre. Radalet theksoi se ideja ka qenë që duke ofruar mjetet e nevojshme, mbështetjen dhe duke kultivuar bashkëpunimin, rinia mund të transformohet duke e formësuar shoqërinë me punën e madhe të tyre dhe vizionin që e kanë. Ajo theksoi se sot janë aty për të celebruar faktet e jashtëzakonshme të të rinjve të motivuar, derisa shtoi se duhet vazhduar investimi tek të rinjtë.

Shefja e programit “Up To Youth” të USAID-it, Sadete Kastrati prezantoi rezultatet e punës pesëvjeçare të këtij projekti, për çka tha se janë mbajtur mbi një mijë trajnime me të rinjtë për shkathtësi të buta, të cilat përfshijnë lidershipin, vendimmarrjen, tolerancën e të tjera. Ajo tha se këto trajnime u mbajtën me qëllim që të rinjtë të pajisen me aftësi të nevojshme për të bërë ndryshime pozitive në komunitet. Kastrati potencoi se janë organizuar mbi 100 fushata për të avokuar mbi çështje të ndryshme. Ndër të tjera në këtë organizim u tha se rreth 95 plane të bizneseve u hartuan nga të rinjtë gjatë këtyre pesë viteve në kuadër të programit “Up To Youth”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments