Shqipëria do të përfaqësohet në eventet ndërkombëtare të turizmit me një logo të re zyrtare dhe nën sloganin “Albania All Senses”. E konceptuar grafikisht si një imazh që përcjell trajtat e relievit dhe ngjyrat e natyrës shqiptare, kjo logo do të brandojë eventet zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit Ishte ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e cila, nga Berlini, ku po mbahet panairi më i madh në botë i turizmit, publikoi në rrjetet e saj sociale logon e re dhe sloganin “Albania All Senses” i cili, ashtu si vizioni i Ministrisë së Turizmit synon që Shqipëria të perceptohet tek vizitorët me të gjitha potencialet, ngjyrat e ndjesitë e saj. Ndërkohë, duke folur për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë ngjarje të rëndësishme, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se “për tri ditë radhazi, Shqipëria do të prezantojë atraksionet e mrekullueshme që tashmë kanë bërë jehonë në media ndërkombëtare”. “Do të prezantojmë më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të larmishme aktivitetesh, që do të kulmojnë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025”, tha ajo.
Shqipëria turistike në Panairin e Berlinit
RELATED ARTICLES