Hungaria nuk mund të mbështesë kërkesën e kryeministrit holandez Mark Rutte për t’u bërë sekretar i përgjithshëm i NATO-s, tha sot ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó. “Ne sigurisht nuk mund të mbështesim zgjedhjen e Rutte si sekretar i përgjithshëm i NATs, i cili më herët donte të gjunjëzonte Hungarinë”, tha Szijjártó në një konferencë për shtyp në Budapest. “Do të ishte shumë e çuditshme nëse kandidatura e një personi të tillë do të mbështetej nga qeveria hungareze”, shtoi ai.
Rutte, kryeministri i Holandës, ishte një mbështetës i fortë i rregullave të buxhetit të Bashkimit Evropian, të kushtëzuara nga përmbushja e standardeve të shtetit te së drejtës, gjë që çoi në bllokimin e miliarda eurove për Hungarinë. Rutte po kërkon të zëvendësojë Jens Stoltenberg si sekretar të përgjithshëm të aleancës ushtarake perëndimore prej 31 vendesh. Por, ai ka nevojë për mbështetjen e çdo shteti anëtar të NATO-s për të fituar postin, që do të thotë se Hungaria ka fuqinë për të vënë veton. Aktualisht nuk ka kandidatë të tjerë të deklaruar publikisht. Rutte ka marrë mbështetje nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës