Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,6 Mars 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,6 Mars 2024

Republika e Kosovës PARAQITET përgjatë gjithë 24-orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura KU herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore në zona të thella malore. Pritet që reshet më të fokusuara do të jenë në në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë më vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë republikën e Kosovës POR sasia e tyre do të jetë më e pakët. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë C vlera më e ulët deri në 13 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 55  km/h nga drejtimi permanent Verior.

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të MV duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje të izloluara dëbore në zona të thella malore. Orët e pasdites; do të vijojnë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të MV KU herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së enjtes. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 15°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITEN gadishulli Iberik Europa Qëndrore si edhe brigjet e detit të zi KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Po ashtu me diell por ftohtë do të jetë moti në Europën veriore dhe atë Lindore KU termometir do të zbresë deri në -9 grdaë C në Mosk  NDERSA pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme KU vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht; Ishujt Britanikë, Gadishulli Apenin si edhe gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere KU problematike situata do të paraqitet në Angli, Greqi dhe në Ballkanin Veriperëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments