Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e vranësirave të dendura KU herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në skajet verio dhe veriperëndimor; Pjesa e dytë e ditës do të zhvendosë gradualisht vranësirat duke përmirësuar ndjeshëm kushtet atmosferike duke ri- kthyer intervalet e gjata me kthjellime në të gjithë republikën e Kosovës. Edhe gjatë natës parashikohet që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të jenë mbizotëruese. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.
Do të vijojë Republika e MV nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten zhvillim i tyre duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe reshje dëbore në zona të thella malore. Orët e pasdites do të sjellim mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet përmirësim i përkohëshëm i kushteve atmosferike gjatë orëvë të vona të natës. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR edhe mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor
Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Veri – Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Europën Qëndrore, Europën Juglindore dhe pjesërisht gadishullin Apenin duke sjellë reshje shiu dhe erëra të forta. Ndërkohë; me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti; në Europën Veriore dhe atë Lindore NDERSA moti i kthjellët, me temperatura relativisht të larta do të mbizotërojë në; Europën Jugperëndimore, Ishujt Britanikë si edhe disa zona në Qëndër të kontinentit.