Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIA mund t’i ndihmojë mjekët të trajtojnë të plagosurit ukrainas

IA mund t’i ndihmojë mjekët të trajtojnë të plagosurit ukrainas

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë mjekët në spitalet ukrainase të trajtojnë të plagosurit e luftës, sipas studiuesve të Universiteti Kombëtar i Radioelektronikës në Kharkiv, të cilët së bashku me disa kolegë nga Universiteti i Warwick (Mbretëria e Bashkuar) po zhvillojnë një sistem të bazuar në IA, të aftë për të analizimin e skanimeve të plagëve, përcaktimin e vendndodhjes së tyre në trup, llojin e materialit dhe përcaktimin e nivelit të urgjencës së çdo ndërhyrjeje, shkruan focus.it. Më shumë se një vit pas shpërthimit të luftës ruso-ukrainase, mjekët po trajtojnë deri në tre lëndime prej predhave të reja në ditë: vështirësia më e madhe është identifikimi i fragmenteve më të vogla se 5 mm dhe nxjerrja e sigurt e atyre që gjenden pranë arterieve.

Ky model i ri do t’i ndihmonte mjekët të vlerësojnë shpejt nivelin e ashpërsisë së pacientëve, duke i lejuar ata të marrin vendimin më të mirë në kohën më të shkurtër të mundshme. Për të përcaktuar shkallën e ashpërsisë së plagës, IA duhet së pari të mësojë të përcaktojë se çfarë lloj materiali shkakton plagët. Studiuesit fillimisht kryen teste në indet e derrit, të cilat janë të ngjashme me ato njerëzore. Megjithatë, kjo metodë nuk dha rezultatet e dëshiruara dhe për këtë arsye studiuesit ukrainas iu drejtuan kolegëve britanikë nga Universiteti i Warwick, të cilët specializohen në modele të printimit 3D të pjesëve të ndryshme të trupit të njeriut, të cilat imitojnë densitetin e tyre duke përdorur materiale polimerike.

Pasi të kenë futur copa metali, druri ose qelqi (për të imituar copat që do të godasin trupat e ushtarëve), këto modele do të çohen në Ukrainë për të krijuar skanime CT dhe për të marrë imazhet e nevojshme për të trajnuar inteligjencën artificiale. ”Në skenarin më të mirë, inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të parashikojë me saktësi 100% trajtimin e nevojshëm për pacientin, nëse ai është në një situatë kritike, nëse ka nevojë për operacion urgjent apo mund të presë”, shpjegon Greg Gibbons nga Universiteti i Warwick.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments