Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Hënë, 4 Mars 2024

Shqipëria Moti-E Hënë, 4 Mars 2024

Do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat e dendur të jenë prezente; herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere, kryesisht në brigjet Joniane. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohëshme vetëm skajin veri-veriperëndimor të territorit. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesis POR do të ulen ndjeshëm në mesditë me 3 – 4 gradë C duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 5 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments