Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKE zhbllokon ndihmën prej 50 milionë eurosh për UNRWA

KE zhbllokon ndihmën prej 50 milionë eurosh për UNRWA

Komisioni Evropian zhbllokoi sot fondet e pezulluara të BE-së për Agjencinë e OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA) me vlerë 50 milionë euro (54 milionë dollarë). “Palestinezët e pafajshëm nuk duhet të paguajnë çmimin për krimet e grupit terrorist Hamas”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë, duke njoftuar ndihmën prej 68 milionë euro për organizatat e tjera në rajon.

Komisioni pezulloi fondet për UNRWA-n dhe kërkoi një auditim të pavarur të agjencisë pasi Izraeli akuzoi dhjetëra punonjës për përfshirje në sulmet terroriste të 7 tetorit të udhëhequr nga grupi militant palestinez Hamas. Bazuar në angazhimet e UNRWA-s për të kryer këtë hetim dhe për të rishikuar masat mbrojtëse për të parandaluar përfshirjen e stafit në aktivitete terroriste, komisioni vendosi të zhbllokojë fondet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments