Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE dhe G7 masa të reja shtrënguese ndaj diamanteve ruse

BE dhe G7 masa të reja shtrënguese ndaj diamanteve ruse

Bashkimi Evropian ka marrë masa të reja shtrënguese ndaj diamanteve ruse. Sipas burimeve në presidencën e BE-së, kufizimet indirekte për importet kanë hyrë në fuqi brenda kornizës së G7-s, që nga marsi. ”Duke filluar nga sot, të gjithë diamantet ruse nga një karat e lart, ose të punuara në vende të treta, do të ndalohen nga tregu i G7-s, përfshirë BE-në, veçanërisht në lidhje me diamantet ruse të shndërruar në gurë të lëmuar”, shpjegojnë burimet zyrtare.

Megjithëse importuesit duhet të demonstrojnë origjinën joruse përmes provave dokumentare gjatë një periudhe tranzicioni gjashtëmujore, pajtueshmëria me këtë ndalim indirekt të importit do të monitorohet përfundimisht përmes një sistemi verifikimi dhe certifikimi, bazuar në teknologjitë e fuqishme të gjurmueshmërisë. ”Kjo do të lejojë që diamantet të gjurmohen në mënyrë digjitale”, shpjegojnë burimet.

Në konsultim të ngushtë me anëtarët e G7-s dhe Komisionin Evropian, Belgjika po fillon sot prezantimin gradual të një sistemi kontrolli të bazuar në gjurmueshmërinë teknologjike, në mënyrë që sistemi të bëhet plotësisht funksional deri më 1 shtator. ”Vetëm një mekanizëm solid gjurmueshmërie do të ofrojë garancitë e nevojshme për ta bërë regjimin e sanksioneve sa më të papërshkueshëm, duke reduktuar në mënyrë efektive mundësitë e evazionit ose mospërputhjes”, shtojnë më tej burimet evropiane

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ