Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë Jugperëndimore territorin Shqiptar; do të jetë në ndikimin e motit të lagësht dhe të ngrohtë. Për pasojë vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të mbizotërojnë në të gjithë territoritn e vendit. Më të dendura shirat do të jënë në zonat Jugore dhe Juglindore të Shqipërisë.
Parashikohet që pas-mesditës të këtë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit; përjashtuar ekstermin Juglindor KU shirat do të mbeten prezent deri në orët e vona të mbrëmjes; Problematike gjithashtu; paraqiten stuhitë e forta të erës në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostantë në vlerat minimale POR do të ulën ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20 °C vlera më e lartë në rang territori. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.