Princi Harry ka humbur një çështje kundër qeverisë në Gjykatën e Lartë mbi nivelin e sigurisë së tij dhe families së në Britaninë e Madhe. Sipas gjykatës ‘’duke mos pasur titull mbretëror princi Harry nuk mund të përfitojë nga mbrojtja’’. Avokatët argumentuan se ‘’mënyra e marrjes së vendimit ishte e padrejtë’’. Princi Harry nisi sfidën ligjore pasi iu tha se ‘’nuk do t’i ofrohej më i njëjti nivel mbrojtjeje me financim publik kur të ishte në vend’’. Ministria e Brendshme britanike deklaroi se ‘’siguria e tij dhe families së tij gjatë vizitave në vend do të rregullohej në bazë të rrezikut të perceptuar, siç është rasti me personalitete të tjera të profilit të lartë vizitues’’, ndërsa deklaroi se ‘’ishte e kënaqur me vendimin e gjykatës’’. Ky vendim i gjykatës sipas Henry ‘’mund të ketë implikime për vizitat e ardhshme të tij’’ duke argumentuar se ‘’niveli më i ulët i sigurisë e ka bërë të vështirë sjelljen e familjes së tij në vend’’.