Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,29 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,29 Shkurt 2024

Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe kthjellimeve të shkurta KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të Kosovës. Pjesa e dytë e ditës; do të zhvillojë më tëj vranësirat duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë territorin e Kosovës, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët në Ferizaj deri në 19°C vlera më e lartë që pritet në Prizrenit dhe Gjakovës. Era do të fryjë mesatare gjatë orëve të paradites POR deri e frotë pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Republika e MV; do të karakterizohet nga dominimi i vranësirave të dendura dhe intervaleve të shkurta me kthjellime POR pas-mesditës pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e MV, herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate. Po ashtu; edhe pasdita do të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që rrebeshet e shiut si edhe mini-stuhitë  e erës të jenë prezente përgjatë gjithë – 24orëshit. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ULEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Kumanovës deri në 19°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në Qytetin e Manastirit. ERA do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës, me shpejtesi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor.

Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; ishujt Britanikë dhe rajonin e Balltikut; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare mbi keto rajone. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të mbetet dominant në Europën Qëndrore dhe gadishullin e Ballkanit duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë; përjashtuar Europën Lindore KU moti do të jetë i kthjellët POR i ftohtë me temperatura të ulëta deri në -7 gradë Celcius.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments