Territori Shqiptar do të paraqitet; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit POR vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori KU do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.