Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEDelvinë: Banorët po kthejnë shtëpitë në bujtina

Delvinë: Banorët po kthejnë shtëpitë në bujtina

Zona e ulët bregdetare ka kushte shumë të favorshme për prodhimin e perimeve në ambiente të mbrojtura duke i mbjellë 2-3 herë në vit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi fshatin Kopaçez, në Delvinë ku u takua me banorë të kësaj zone që ditë pas dite po kthejnë banesat e tyre në bujtina. “Në fshatin Kopaçez, Delvinë, mes maleve dhe nënave që presin e përcjellin me shumë dashuri ata turistë që pëlqejnë mikpritjen, ecjen në male e ushqimin e mrekullueshëm delvinjot.

Pavarësisht moshës, Manxurana dhe Hano, nuk lënë kohë pa punuar në serrat e vogla për prodhim familjar dhe mbledhjen e ullinjve e kujdesin për kosheret e bletëve”, u shpreh Denaj në rrjetet sociale. Kthimi i vëmendjes në këto zona malore për t’i shndërruar shtëpitë në bujtina e pritur turistë vendas e të huaj, tha Denaj, do të zgjerojë më shumë mundësinë për të vënë në punë të gjithë kapacitetin e prodhimit në çdo lartësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments