Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKurs trajnimi për 28 punonjës të shërbimit për mbrojtjen nga zjarri

Kurs trajnimi për 28 punonjës të shërbimit për mbrojtjen nga zjarri

28 punonjës të shërbimit për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin nisën kursin 1-javor për gradën “kryezjarrfikës”. Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Brendshme bëri të ditur se kursi po zhvillohet tek Akademia e Sigurisë.

“Kursi organizohet në bashkëpunim mes Drejtorisë së Trajnimit e Logjistikës në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtimin dhe Kolegjit Profesional e Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë”, sqaron Ministria e Brendshme. “Në të janë përfshirë 28 punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit nga njësitë vendore. Rritja në gradë u jep mundësinë e rritjes në pagë, përvetësimin e njohurive profesionale dhe të përgjithshme”, përfundon Ministria e Brendshme.

Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme. Misioni i këtij shërbimi është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments