Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETATë kesh dy njerëz të besueshëm në jetën tënde

Të kesh dy njerëz të besueshëm në jetën tënde

Cili është sekreti i lumturisë? Vlera e marrëdhënieve personale po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në një botë të lidhur përmes teknologjisë së lartë të internetit, sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”. Për mirëqenien emocionale dhe më gjerë, lidhjet me të tjerët janë thelbësore. Psikiatri amerikan, Robert Waldinger zbuloi rëndësinë e të pasurit të paktën dy njerëzve të besuar për t’u drejtuar në kohë nevoje. “Të kesh lidhje të forta dhe domethënëse me të tjerët përmirëson lumturinë dhe shëndetin”, tha ai.

“Kultivoni miqësi të thella dhe angazhohuni në aktivitete pasionante për të zgjeruar rrethin tuaj shoqëror”, shtoi Waldinger. “Ndarja e shqetësimeve dhe stresit me të tjerët ndihmon trupin të kthehet në një gjendje ekuilibri”, theksoi psikiatri amerikan, Waldinger. “Ju gjeni një ekuilibër pasi stresi zhduket, duke ndarë gjendjen tuaj të agjitacionit. Nje shembull? Kur kthehem në shtëpi dhe flas me bashkëshorten time, unë qetësohem”, tha Waldinger.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments