Parashikohet që; republika e Kosovës të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të saj KU herë pas here pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje shiu e dëbore. Më të dukshme vranësirat dhe reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që edhe gjastë natës moti të mbetet i paqëndrueshëm në të gjithë rajonin e Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mëngjesi do të MBETEN kostante POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë C në Mitrovicë deri në 13 gradë C më e larta në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Permanent Jugor.
Republika e MV do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zona të thella malore. Më të theksuara reshjet do të PARAQITEN në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë metëorologjike të vijojë deri në mëngjesin e së hënës. Temperatura minimale do të shënohet në Gostivar 0 gradë C NDERSA maksimalja pritet të shenohet në Veri të MV deri në 15 gradë C. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Europa Veriore dhe ajo Lindore do të vijojë nën ndikimin e temperaturave ekstremisht të ulëta dhe vranësirave të dendura, të cilat parashikohet të gjenerojnë reshje të konsiderueshme dëbore. Gjithashtu me vranësira të shpeshta POR me reshje shiu PARAQITEN Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit, KU parametri i erës herë pas here do të jetë i fortë. NDERSA Europa Qëndrore si edhe brigjet e Egjeut do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.