Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti : Të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Kurti : Të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit bëhet e ditur se fillimisht u diskutua mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kurti i falënderoi shtetet e QUINT-it për mbështetjen e vazhdueshme dhe i informoi ata mbi hapat që po ndërmerr vendi ynë në këtë proces, duke i adresuar rekomandimet nga Raporti i Juristëve Eminent. Kryeministri deklaroi se presim avancim në procesin e anëtarësimit, si domosdoshmëri për forcimin e mëtutjeshëm të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje kryeministri theksoi dhe nevojën që BE-ja të heqë sa më shpejt masat ndëshkuese ndaj vendit tonë, pasi arsyet për të cilat janë vendosur kanë pushuar qysh në shtatorin e vitit të kaluar, kur qeveria ka bërë veprimet në krijimin e bazës ligjore për mundësimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, vazhdon njoftimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments