Platforma inovative https://routes4culture.com/ e zhvilluar nga programin EU4Culture, mbështetur nga qeveria shqiptare dhe BE, fton vizitorët vendas dhe të huaj në eksplorimin e monumenteve kulturore dhe natyrore në Shqipëri, që janë kthyer tashmë në vlerë të shtuar për turizmin. Platforma ofron një guid të vërtetë që të udhëheq drejt itinerareve të përsosur që bartin bukuri dhe vlera të veçanta që zgjojnë interes tek vizitorët për eksploruar më tej vendin tonë.
“Pavarësisht nëse jeni një kërkues aventurash, një entuziast i natyrës ose një njohës i kulturës, “Routes 4 Culture” do t’ju sigurojë një përvojë të paharrueshme të përshtatur vetëm për ju. Eksploroni mrekullitë e Shqipërisë dhe nisni një udhëtim që do t’ju lërë mbresa për gjithë jetën”, shprehen zbatues të projektit. Gjatë 10 muajve të fundit, organizatorë të këtij projekti kanë bashkëpunuar me ekspertë të turizmit për të krijuar katër itenerare magjepsëse që tërheqin vizitorët të eksplorojnë monumentet e pasura kulturore dhe natyrore të Kavajës dhe Rrogozhinës.
Këto rrugë jo vetëm që ofrojnë përvoja gjithëpërfshirëse, por gjithashtu kontribuojnë në ekonominë lokale duke angazhuar aktivisht gra artizane, të rinj dhe shoqatat e tyre në zhvillimin e aktiviteteve të reja ekonomike