Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAStoltenberg: Ukraina do të anëtarësohet në NATO

Stoltenberg: Ukraina do të anëtarësohet në NATO

Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus të Ukrainës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se e ardhmja e Ukrainës qëndron në aleancën e mbrojtjes perëndimore. “Ukraina do të bashkohet me NATO-n. Nuk është çështje nëse, por kur”, tha ai sot në një videomesazh. Forcat ruse nisën pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj në orët e para të 24 shkurtit 2022.

“Ndërsa ju përgatitemi për atë ditë, NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën. Për sigurinë tuaj dhe për tonën”, tha Stoltenberg. Ai e përshkroi situatën në frontin e betejës si jashtëzakonisht të rëndësishme duke shtuar se nuk ka indikacione se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitej për paqe. “Ju keni rimarrë gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia. E larguat Rusinë nga pjesë të mëdha të Detit të Zi.

Dhe i shkaktuat humbje të mëdha forcave ruse”, tha Stoltenberg duke vlerësuar forcat ukrainase. Ai tha se vendet e NATO-s kishin ofruar miliarda dollarë në ndihmë te Kievit deri më tani, duke përfshirë municione artilerie, mbrojtje ajrore dhe anije luftarake … pajisje dhe pjesë këmbimi për F-16, dronë dhe pajisje për çminim. “Më shumë mbështetje pritet të ofrohet për Ukrainën”, premtoi ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments