Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden njofton rreth 500 sanksione të reja ndaj Rusisë

Biden njofton rreth 500 sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi më shumë se 500 sanksione të reja ndaj Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj vdekjes së politikanit të opozitës ruse, Alexei Navalny dhe një ditë para përvjetorit të dytë të fillimit të luftës në Ukrainë. Joe Biden i konfirmoi në një deklaratë për shtyp këto qindra sanksione të reja për të siguruar që presidenti rus Vladimir Putin ”të paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin (kundër Ukrainës) dhe represionin në Rusi”.

“Sot, unë po shpall më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë për luftën e saj të vazhdueshme pushtuese në Ukrainë dhe për vdekjen e Navalnyt, i cili ishte një aktivist i guximshëm kundër korrupsionit dhe lideri më i ashpër i opozitës së Putinit”, tha Biden. “Këto sanksione do të synojnë individë të lidhur me burgosjen e Navalnyt si dhe sektorin financiar të Rusisë, bazën industriale të mbrojtjes, rrjetet e prokurimeve dhe shmangësit e sanksioneve nëpër kontinente. Ato do të sigurojnë që Putini të paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe represionin në vend”, tha Biden.

Kievi po përgatitet të shënojë përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë, të urdhëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin në orët e para të 24 shkurtit 2022. I ndihmuar nga ndihma ushtarake, financiare dhe ushtarake perëndimore, Kievi po përpiqet të tërheqë territorin që tani kontrollohet nga Rusia në jug dhe në lindje. ”Nëse Putini nuk paguan çmimin për vdekjen dhe shkatërrimin që po përhap, ai do të vazhdojë”, paralajmëroi presidenti amerikan në një deklaratë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments