Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,24 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,24 Shkurt 2024

Territori i Kosovës përgjatë gjithë ditës; do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Më të dukshmë reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasdita të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat;  herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të RRITEN gjatë mëngjesit POR EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.  Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në zona të thella malore;  Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Temperaturat e ajrit  do të vijojnë të rriten si në vlerat minimale EDHE në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.  Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të arrijë shpejtësinë 65  km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Zhvillimi i ciklonit të Islandës ka bërë që pothuajse i gjithë kontinenti Europian të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Reshjet e shiut parashikohet që më të shumta të jenë në Europën Veriperëndimore, Europën Jugperëndimore si edhe gadishulli I Ballkanit KU rrebeshet e shiut do të shoqërohen herë pas here, me  stuhi të forta ere. POR me reshje të konsiderueshme dëbore dhe ngrica të theksuara do të PARAQITET gadishulli Skandinav NDERSA në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta do të jenë; gadishulli Peloponez, pjesërisht Europa Qëndrore si edhe brigjet e detit të zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments