Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIMRatifikohet marrëveshja për programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore...

Ratifikohet marrëveshja për programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore CEEPUS IV

Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet nxitja e bashkëpunimit rajonal në fushën e arsimit të lartë brenda sistemit të programit të shkëmbimit të Evropës Qendrore për studimet universitare, i referuar si CEEPUS IV.

Palët nënshkruese të CEEPUS-it bashkëpunojnë nëpërmjet rrjeteve universitare, me tematikë specifike të një cilësie të lartë, duke ofruar kuadrin e duhur për lëvizshmërinë e studentëve, studentëve të doktoratës, kërkuesve, personelit akademik dhe personelit universitar.

Marrëveshja synon të avancojë në njohjen e periudhave të studimit jashtë shtetit, si edhe të kualifikimeve të arsimit të lartë ndërmjet universiteteve dhe nxitjen e zhvillimit të dimensionit të kurrikulës universitare të Evropës Qendrore.

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës së Çekisë, Hungarisë, Republikës së Moldavisë, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Polonisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Sllovakisë e Republikës së Sllovenisë, për programin e shkëmbimit të Evropës Qendrore për studimet universitare CEEPUS IV, është nënshkruar nga palët më 20 shtator 2023.

Kjo marrëveshje është në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026. Vizioni i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për sektorin e arsimit synon ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor, i cili trajton me sukses nevojat e personelit të institucioneve të arsimit të lartë, studentëve etj, duke i trajtuar ata në mënyrë të barabartë dhe me respekt, bazuar në diversitetin e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments