Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREG20: T’i jepet fund luftës në Gaza

G20: T’i jepet fund luftës në Gaza

Koordinatori i OKB-së për Ndihmat Emergjente, Martin Griffiths u ka bërë thirrje ministrave të Jashtëm të G20-ës që të punojnë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. “Ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim. Përdoreni atë”, apeloi Griffiths në një opinion të botuar në faqen e internetit të transmetuesit me bazë në Katar, Al Jazeera. ”Heshtja juaj dhe mungesa e veprimit do të çojë vetëm në hedhjen e më shumë grave dhe fëmijëve në varret e hapura të Gazës. Organizatat humanitare po bëjnë gjithçka që munden për të lehtësuar vuajtjet e pamatshme të popullatës palestineze”, tha ai.

Ministrat e Jashtëm të G20 do të vazhdojnë edhe sot takimet e tyre në Rio de Zhaneiro. Lufta në Gaza u shkaktua nga një masakër e kryer nga militantë të armatosur nga organizata islamike palestineze Hamas dhe grupe të tjera ekstremiste më 7 tetor në Izrael, pranë kufirit me Rripin e Gazës. ”Ne i jemi lutur Izraelit, si fuqia pushtuese në Gaza, të lehtësojë shpërndarjen e ndihmave, por me pak ose aspak dobi. Ne kemi bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve, por me pak ose aspak dobi. Ne u kemi kërkuar palëve që të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut, por me pak ose aspak dobi”, shkruan Griffiths. Ky opinion ishte publikuar më parë edhe në gazetën braziliane ”Folha de Sao Paulo”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments