Kryebashkiaku i Pontoglios e cila ndodhet në provincë e Breshias, i ka mohuar nënshtetësinë një gruaje me origjinë marokene, banuese në Itali prej 21 vitesh, shkruan il messaggero.it. Me një postim të gjatë në rrjetet sociale, kryebashkiaku Alessandro Pozzi shpjegoi se “ishte një gjest respekti i detyrueshëm ndaj shtetasve me origjinë të huaj që u bënë italianë dhe u integruan në komunitetin tonë”.
“Kjo zonjë, rezidente në Itali që nga viti 2003 (21 vite), fatkeqësisht ka treguar jo vetëm se nuk zotëron nivelin minimal të njohurive të gjuhës italiane, por edhe më shqetësues mbetet fakti se gjatë ceremonisë ka shfaqur vështirësi në betimin e kërkuar me ligj”, shkruan ai. “Si përfaqësues e juaji, edhe së pari si funksionar publik, kam për detyrë të dëgjoj betimin e zonjës. Pas tre kërkesave, ajo as mundi ta shqiptonte atë”, theksoi kryebashkiaku. ”Refuzimi i shtetësisë ishte një pasojë e pashmangshme”, shtoi ai