Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se eksportet bujqësore shënuan rritje me 10 % në janarin e këtij viti, krahasuar me janarin e 2023-shit. “Eksporti i produkteve bujqësore “Made in Albania” vijon të njohë rritje të qëndrueshme krahasuar me vitin 2023. Në janar të këtij janë eksportuar 10 % më shumë produkte shqiptare bujqësore se e njëjta periudhë e një viti më parë”, tha Denaj.
Sipas Denajt, ekspozimi i lartë i Shqipërisë si destinacion atraktiv turistik po jep efektet pozitive edhe në promovimin e vlerave dhe cilësisë së produkteve bujqësore “Made in Albania”. “Kërkesa për produkte ushqimore shqiptare ka shënuar një rritje prej 10.6 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë”, shtoi Denaj.