Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të territorit POR pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i dukshëm i vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës POR mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë orëve të mengjesit KU qyteti i Mitrovicës do të shënojë -3°C NDERSA maksimalja do të ngjitet në qytetin e Prizrenit dhe Gjakovës deri në 12 – 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat Verilindore të vendit; Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori i MV të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të ULEN gjatë mëngjesit POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C minimalja deri në 14°C vlera maksimale në rang territori KU do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtesi deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Zhvillimi i dy qëndrave të fuqishme ciklonare; në Perëndim dhe Jugperëndim të kontinentit me ndikim deri në Qendër të Europës do të diktojë kushtet e motit në këto rajone KU ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të përjetojnë stuhi të fuqishme ere si edhe shira në formë shtrëngate. Po ashtu; me reshje shiu e dëbore do të paraqitet Europa Qëndrore dhe Europa Juglindore POR në sasi disi më të pakta NDERSA nën ndikimin e masvae ajrore të qëndrueshme PARAQITEN Europa Lindore dhe vendet e Balltikut KU moti i kthjellët POR i ftohtë do të jetë dominant.