Më 12 mars në të gjitha shkollat e vendit për nxënësit e klasave të 9-ta do të zhvillohet Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe.
Me pjesëmarrjen e mbi 8 mijë nxënësve nga të gjitha shkollat 9-vjeçare, konkursi do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Finalja e madhe do të shpallet në një festë të dijes, si një vëmendje ndaj gjuhës shqipe si pasuria më e madhe që kemi trashëguar brez pas brezi dhe po ua trashëgojmë edhe fëmijëve shqiptare në diasporë. Edhe ata e festuan me krenari Ditën Amtare të Gjuhës, duke organizuar aktivitete të ndryshme në shkollat e diasporës. Aktivitete si konkurse recitimi, prezantime kulturore, dhe performanca artistike u organizuan me qëllim për të përhapur dashurinë dhe respektin për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Përtej kufijve, këta fëmijë tregojnë dashurinë që kanë për gjuhën shqipe si një shenjë e qartë e përkushtimit të prindërve të tyre për të ruajtur dhe përhapur dhe trashëguar, vlerat dhe traditat e vendit të origjinës.