Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFSHF dënon, trajnerin e “Flamurtarit”, gjobë “Tiranës” e “Partizanit”

FSHF dënon, trajnerin e “Flamurtarit”, gjobë “Tiranës” e “Partizanit”

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Datë 20.02.2024 FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/1, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. Zyrtari i KF Vllaznia, Bashkim Livareka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të lojtarëve në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Zyrtari i KF Kukësi, Qemal Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%. Zyrtari i Flamurtari FC, Eqerem Memushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments