Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEAsfaltimi në Lotin 1 të aksit Elbasan-Qafë Thanë

Asfaltimi në Lotin 1 të aksit Elbasan-Qafë Thanë

Punimet për ndërtimit e këtij aksi avancuan me ritme të shpejta dhe brenda pak javësh ky lot me gjatësi prej afro 5 kilometrash do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve, duke ndikuar kështu në lehtësimin e lëvizjes. Krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit të Shkumbinit.

Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknik të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj. Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII. Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments