Sunday, October 20, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTMbappe kontratë pesëvjeçare me Real

Mbappe kontratë pesëvjeçare me Real

Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin nga 1 korriku e tutje si një transferim i lirë nga Paris Saint-Germain. Fituesi i Kupës së Botës 2018 Mbappe informoi mbi vendimin presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifi javën e kaluar në një takim i cili u zhvillua në një “atmosferë të përzemërt”. Mbappe, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2017 nga Monaco, do t’i kishte kërkuar PSG-së që të mos i bënte më oferta sepse ai nënshkroi te Real Madrid. Marca tha se marrëveshja ka qenë në fuqi për dy javë. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për marrëveshjen. Mbappe tha në fillim të janarit se nuk kishte vendosur për të ardhmen e tij

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments