Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALE Kryqi i Kuq: Nuk dihet fati i 23 000 ukrainasve

 Kryqi i Kuq: Nuk dihet fati i 23 000 ukrainasve

Të paktën 23 000 njerëz janë të zhdukur në Ukrainë dhe fati i tyre është i paqartë, deklaroi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK). Ata mund të jenë arrestuar, rrëmbyer ose kanë vdekur. Deri në fund të janarit, KNKK kishte ndihmuar 8 000 familje ruse dhe ukrainase të merrnin informacion mbi fatin ose vendndodhjen e të afërmve të tyre të zhdukur. ”Të mos dish se çfarë i ka ndodhur një të dashuri është zemërthyese dhe ky është realiteti tragjik për dhjetëra mijëra familje që jetojnë në një gjendje ankthi të vazhdueshëm”, theksoi KNKK-ja.

”Familjet kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre dhe, kur është e mundur, të shkëmbejnë lajme me ta”, shtoi KNKK-ja. KNKK krijoi një zyrë kërkimi të personave të zhdukur në mars 2022, menjëherë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës duke ndihmuar familjet në të dyja anët e konfliktit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments