Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,20 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,20 Shkurt 2024

Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Qëndrore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pritet që pas – mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Qëndrore duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Republika e MV do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë  që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten zhvillim i tyre duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet përmirësim i përkohëshëm i kushteve atmosferike gjatë orëvë të vona të natës. Përsa i përket;  Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë  gjatë orëve të mëngjesit POR edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor.

Si pasojë e prezencës së një qëndre të fuqishme ciklonare përkatësisht; në verilindje të kontinentit me ndikim deri në Alpet e Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone KU vendet e Europës Lindore, rajoni i Balltikut si edhe Alpet Europiane të kenë reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara. Po ashtu; me reshje shiu do të paraqitet Italia Veriore KU herë pas here do të ketë edhe rrebeshe NDERSA pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments