Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”

“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”

“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, të cilat po përgatiten për magjinë e traditës shumëvjeçare të shkodranëve dhe si ftesë për të mos u humbur në përjetimin e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23-25 shkurt. Një grup shumë i madh fëmijësh, të rinjsh e të rriturish janë përfshirë në atmosferën e Karnavaleve: nxënës e mësues, artistë, instrumentistë e akrobatë, artizanë e bejtexhinj, punonjës të hotelerisë e kulinarisë, fotografë e dizenjues…të gjithë me pasionin për t’i dhuruar Shkodrës një fundjavë plot ngjyra, humor, shpoti e shpresë.

Shkodra është qyteti që e ka festuar më herët Karnavalen. Fesimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve ’90.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments