Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAStuhitë e forta nxjerrin në brigjet e Kanadasë anijen e mbytur misterioze

Stuhitë e forta nxjerrin në brigjet e Kanadasë anijen e mbytur misterioze

Stuhitë e forta kanë nxjerrë nga thellësitë e detit një anije të mbytur, të cilën më pas dallgët e mëdha e kanë afruar në bregdetin e Cape Ray, qytezë e një ishullit të Kanadasë. Anija misterioze u shfaq papritur në brigjet dhe u pa fillimisht nga një qytetar. Anija e mbytur prej druri, 100 metra e gjatë mendohet të jetë e vjetër rreth 200 vjeçare, ndërsa ka qenë Uragani Fiona ajo që e ka sjellë atë në bregdet.

Ekspertët thonë se sjellja e anijes së mbytur në brigjet e tokës nga thellësitë është dëshmi ku stuhitë po bëhen gjithnjë e më të forta si pasojë e ndryshimeve klimatike. Mendohet se anija mund të jetë franceze ose britanike ndoshta rreth 200 vjeç, por pritet që ajo të nxirret nga uji që ekspertët të bëjnë konkluzionet e sakta. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments