Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShpallet juria që do të vlerësojë krijimtarinë e letrarëve të rinj

Shpallet juria që do të vlerësojë krijimtarinë e letrarëve të rinj

Shkrimtari Brajan Sukaj, gazetari Blendi Salaj dhe teologu Gjergj Meta do të gjykojnë veprat më të mira të Krijmtarisë Letrare për të rinj. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujton se ky fond vijon të jetë i hapur për të gjithë ata të rinj që duan të botojnë krijmtarinë e tyre. Aplikimi për të përfituar nga ky fond ka nisur më 5 shkurt dhe përfundon më 5 mars 2024. Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri 35 vjeç, por aplikimi duhet të kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit. Deri më tani, 10 autorë të rinj janë mbështetur nga ky fond dhe sot ata gëzojnë një emër në skenën bashkëkohore të librit shqip.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments