Si çdo vit, në ditën e Pavarësisë të Kosovës, monument i Newborn-it ndryshon pamjen duke përcjell edhe një mesazh.
Këtë vit, janë zgjedhur vizatimet e qyteteve të ndryshme.
Sipas postimit në faqen zyrtare të këtij monumenti, ajo se çfarë e bën këtë vit Newborn-in të veçantë është pyetja: Sa lart mund të na çojnë ëndrrat tona? Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona?
“A mundemi ne, aspirantët, besimtarët, shpirtrat e fortë të Kosovës, të fluturojmë mbi kufizimet e historisë sonë? A mund të fluturojmë nëpër “7 Qiej”, secila shtresë duke dhënë prova për vendosmërinë tonë të fortë dhe luftën e palodhur për liri? Ndërsa shikojmë NEWBORN-in, le të pyesim veten: Sa lart mund të na çojnë ëndrrat tona? Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona?”, thuhet në postim.
“Përgjigja jehon në zemrat tona dhe rezonon nëpër tokën tonë: Po, ne mund të fluturojmë!”, thuhet në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.