Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,17 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,17 Shkurt 2024

Do të MBETEN prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 15°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35  km/h nga drejtimi permanent Verior.

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë  republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten  përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale EDHE në vlerat maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e regjistruar në qytetin e Gostivarit deri në 17°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet lehtë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor

Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në Alpet Europiane; do të kushtëzojnë, motin në këto rajone KU gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të kenë reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara. Po ashtu; me reshje shiu e dëbore do të paraqitet Europa Qëndrore POR në sasi më të pakta NDERSA pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments