Diell dhe temperatura deri në 21 gradë, si pritet të jetë moti në fundjavë | ABC News Albania

0
6

Fundjavë me diell dhe rritje temperaturash. Meteorologu Hakil Osmani thotë se e shtuna dhe e diela do të jetë nën dominimin e kthjellimeve paradite ndërsa pasditet do sjellin vranësira, por pa reshje shiu. Temperaturat e ajrit të shtunën do arrijnë 20 gradë ndërsa të dielën do të rriten në 21 gradë celcius. “Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit ka nisur në dominimin e kthjellimeve, të cilat do të jenë prezente gjatë orëve të mesditës, ku më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore. Edhe gjatë pasdites, ultësira mbetet në dominimin e kthjellimeve ndërsa kalime vranësirash do të ketë në zonat malore. Vranësirat do të jenë prezente edhe në Ultësirën Perëndimore gjatë mbrëmjes. Sa i përket temperaturave, të premten pritet që vlerat minimale të kenë regjistruar në orët e para të mëngjesit në -1 gradë në Pukë, Peshkopia dhe Erseka ndërsa maksimumet rreth vlerës 20 gradë celcius në zonat jug-perëndimore të territorit. Dita e shtunë do të sjellë rritje të temperaturave, duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në 0 gradë në qytetet e zonave malore ndërsa në orët e mesditës priten maksimume edhe në 21 gradë në Berat, Fieri, Vlora dhe Saranda. Kushtet e motit do të jenë me diell gjatë mëngjeseve dhe mesditave në pothuajse gjithë territorin ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të lehta vranësirash, të cilat nuk do të gjenerojnë reshje. Sa i përket të dielës, vijon rritja e temperaturave në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të ngjiten në 1 apo 2 gradë, në Ultësirën Perëndimore t’i kemi nga 5-10 gradë celcius. Në orët e mesditës temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara rreth vlerës 21 gradë. Deri në orët e mesditës do të kemi diell, pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. “, tha Osmani. Edhe rajoni do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm.“Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë të premtes do të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat do të jenë më të dukshme gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit, minimalet në Kosovë janë regjistruar në 2 gradë ndërsa maksimumet do shkojnë në 13 gradë. Në MV, vlerat miminale -2 gradë në Gostivar nsdërsa maksimumet 14 gradë do të ngjiten pasite në Shkup. Fundjava do të sjellë mot të qëndrueshëm, duke bërë që intervalet me diell të jenë të gjata kryesisht gjatë paradites sin ë Kosovë dhe Maqedoni ndërsa pasditja sjell kalime të lehta vranësirash.“, shtoi ai./abcnews.al