Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Turqia dhe Greqia i bashkohen projektit gjerman të mbrojtjes ajrore në Evropë

 Turqia dhe Greqia i bashkohen projektit gjerman të mbrojtjes ajrore në Evropë

Turqia dhe Greqia nënshkruan sot një marrëveshje në selinë e NATO-s për t’iu bashkuar një projekti gjerman të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qiejt e Evropës. “Aktivitetet e përbashkëta të prokurimit janë kyçe për zhvillimin e aftësive të ushtrive evropiane në NATO”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë nënshkrimit. Si shembull, Pistorius vuri në dukje një vendim të vitit të kaluar për Estoninë, Letoninë, Slloveninë dhe Gjermaninë për të blerë së bashku sistemet e mbrojtjes ajrore “Iris-T”. I pari nga këto sisteme mbrojtëse do të dorëzohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Krahas prokurimit, është planifikuar një bashkëpunim i ngushtë edhe në fushat e operacioneve dhe trajnimeve. Ministri gjerman i mbrojtjes tha se 21 vende tani po marrin pjesë në Iniciativën Evropiane të Mburojës së Qiellit (ESSI) e cila filloi në tetor të vitit 2020. ESSI u konceptua për të reduktuar zonat e dobësive në sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s në Evropë. Ndër të tjera, sistemet e reja të mbrojtjes tani do të blihen bashkërisht për të mbuluar një zonë të madhe. Përveç blerjes së sistemeve “Iris-T”, raketat e mbrojtjes ajrore “Patriot” gjithashtu mund të blihen së bashku. Projekti u konceptua në sfondin e pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës, kur bombat dhe raketat ruse dëmtuan rëndë qytetet ukrainase, duke shkaktuar viktima të mëdha civile.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ