Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,16 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,16 Shkurt 2024

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të territorit POR pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë territorin e Kosovës POR problematike do të PARAQITET mjegulla në orët e para të mëngjesit. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit POR mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga -2°C minimalja deri në 12°C vlera maksimale në rang territori.    Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore – Jugperëndimore. Ndërsa vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat Verilindore të vendit; Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori i MV të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të RRTIEN lehtë gjatë mëngjesit POR mbeten kosnate në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 13 – 14°C vlera maksimale në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë 24 – orëshit duke arritur shpejtesinë maksimale jo më shumë se 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Do të MBETET Europa Jugore nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura të larta KU më të dukshme kthjellimet PARAQITEN në gadishullin e Ballkanit dhe brigjet e Egjeut. Gjithashtu; me kthjellime, vranësira të lehta si edhe temperatura relativisht të larta do të jetë gadishulli Iberik. NDERSA nën ndikimin e vranësirave të shpeshta PARAQITEN ishujt Britanikë si edhe Qëndra e kontinentit duke gjeneruar herë pas here; rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; Vijon Europa Veriore dhe ajo Lindore nën mbizotërimin e reshjeve të dëborës dhe ngricave të theksuara përgjatë gjithë 24-orëshit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments