Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAnëtarësimi i vendeve të rajonit: S’mund t’i lëmë më gjatë në sallën...

Anëtarësimi i vendeve të rajonit: S’mund t’i lëmë më gjatë në sallën e pritjes

 Presidenti i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Röpke në konferencën e përbashkët në Bruksel mbi ecurinë e punës për Planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, me Kryeministrin Edi Rama, Věra Jurova, zv.presidente e deleguar e Komisionit Europian të Vlerave dhe Transparencës dhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Malit të Zi, u ndal ndër të tjera edhe te procesi i zgjerimit të BE-së.

Në fjalën e tij, Röpke tha se gjeopolitika në botë ka ndryshuar në mënyrë dramatike, ndërsa theksoi se nisma e tij kryesore në Presidencën e EESC-së ishte forcimi për përfshirjen e vendeve kandidate.

“Donim që të bëheshim një prej institucioneve të para të BE-së që përfshinte vendet kandidate në punën tonë këshillimore. 10 muaj më vonë jam vërtetë krenar të them që në Komitet, ne kemi vendosur njëzëri të nisim këtë projekt dhe për më tepër që dy ditë më parë, në zyrë ne saktësuam anëtarët e vendeve kandidate. Disa prej tyre janë këtu dhe jam shumë i nderuar dhe i kënaqur t’ju shoh këtu. Është një shenjë mjaft e madhe që mund t’ju tregojmë sot fillimin e kësaj nisme”, deklaroi ai.

Duke u ndalur te procesi i zgjerimit, Presidenti i EESC-së tha se “ka arritur një moment kyç për fat të keq lidhur me luftën e agresionit kundër Ukrainës, por ne, në nismat tona kemi përfshirë të gjitha vendet kandidate që do të thotë; Ukraina, Moldavia e Gjeorgjia, Turqia, por edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë Malin e Zi dhe Shqipërinë sepse personalisht jam i mendimit që nuk mund t’i lëmë më gjatë në sallën e pritjes”.

“Na duhet të angazhohemi për të dëshmuar se edhe pse anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritë, shumë gjëra mendoj se mund t’i bëjmë më përpara për të ndihmuar të integrojmë vendet kandidate në punën tonë e sidomos në këndvështrimin tonë si EESC, si një organizëm i shoqërisë civile për të forcuar e për të fuqizuar shoqërinë civile dhe partnerët socialë në vendet e zgjerimit”, shtoi Röpke.

Ai tha se “po nisim tanimë një fazë të re sepse ky projekt do të nisë çka nënkupton që premtimet  janë vënë në rrugën e duhur”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments