Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShiten 12.44 miliardë lekë bono thesari

Shiten 12.44 miliardë lekë bono thesari

Norma mesatare ose (yield-i) i ponderuar për bonot me maturim 12-mujor në ankandin e kësaj jave shënoi nivelin 3.63%, nga 3.62% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fund të muajit janar. Sipas Bankë së Shqipërisë, shuma prej 12.5 miliardë lekësh e shpallur për financim nga Ministria e Financave nuk u plotësua e gjitha dhe kërkesat e paraqitura në ankand në total arritën në 12.44 miliardë lekë.

Në total, huamarrja e planifikuar për tremujorin e parë 2024 kap vlerën e 144.5 miliardë lekëve, në rritje me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe me pothuajse 80% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2023. Sipas BSH-së, vetëm në muajt janar dhe shkurt, Ministria e Financave parashikon të realizojë pothuajse 30% të volumit vjetor të huamarrjes për vitin 2024. Kjo ka bërë që yield-et të shënojnë një tendencë të lehtë në rritje gjatë janarit dhe në pjesën e parë të muajit shkurt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments