Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIrani simulon sulmin me raketa në bazën ajrore izraelite

Irani simulon sulmin me raketa në bazën ajrore izraelite

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka simuluar një sulm në një bazë ajrore izraelite gjatë një stërvitje duke përdorur raketa me rreze të mesme veprimi, njoftoi sot media iraniane. Forcat detare në Gjirin e Omanit goditën me raketa në objektivat e testimit të vendosura në shkretëtirë në Iranin qendror. Qëllimi i manovrës ishte praktikimi i një sulmi në bazën ajrore të ushtrisë izraelite Palmachim në jug të Tel Avivit. Baza ajrore është një qendër kryesore operacionale për fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza për të shkatërruar Hamasin e mbështetur nga Irani, i cili konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. “Pas kërcënimeve të fundit nga regjimi sionist, forca ajrore e IRGC-së ka deklaruar gatishmërinë e saj për të shkatërruar çdo kërcënim në Palestinën e pushtuar [Izraelin] përmes një stërvitjeje të madhe raketore”, u raportua në radion shtetërore. Gjithashtu, u raportua se raketat ishin kryesisht të tipit Fateh dhe Emad, të cilat kanë një rreze veprimi prej rreth 1700 kilometrash. Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA publikoi një video të lëshimeve të raketave, të cilat u kryen gjithashtu duke përdorur anijen luftarake “Shahid Mahdavi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments