Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFranca sanksionon 28 kolonë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Franca sanksionon 28 kolonë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Franca ka vendosur sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm izraelitë, ndersa Ministria e Punëve të Jashtme në Paris njoftoi sot se 28 persona nuk do të lejohen më të hyjnë në Francë. “Këta janë ekstremistë që kanë kryer dhunë kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor”, tha ministria. Franca po punon gjithashtu me partnerët e saj për të vendosur sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm në nivel evropian.

Franca e dënoi dhunën si të papranueshme dhe u kujtoi autoriteteve izraelite përgjegjësinë e tyre për t’i dhënë fund dhe për të ndjekur penalisht autorët. “Vendbanimet janë të paligjshme dhe duhet të ndalen”, tha ministria. “Zgjerimi i vendbanimeve izraelite përbën një pengesë për krijimin e një shteti palestinez, megjithëse kjo është zgjidhja e vetme që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, thuhet në deklaratë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe gjithashtu kanë sanksionuar së fundmi kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments